Haliti: Procesi i pastrimit të Listës zgjedhore është i dështuar

Deputeti i BDI-së dhe njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie Rafiz Aliti, e quan të dështuar procesin e pastrimit të listës zgjedhore. Ai, madje thotë se zgjedhjet e parakohshme mund të kontestohen nëse KSHZ-ja refuzon ti regjistrojë në listën zgjedhore 30 mijë votuesit e kontestuar dhe atyre iu mohohet e drejta e votës.

“Them që si proces është i dështuar pasi që institucionet që japin dokumentet për çdo qytetarët të Maqedonisë duhet te azhurnojnë të dhënat dhe tia japin KSHZ-së që realisht të pastrohen listat dhe jo të përdoret kjo metodologji që është përdorur tani. Në të kundërtën, nëse nuk ndodh që të pastrohen listat prej votuesve fiktiv, pra nëse fshihen këta votues ne do të kemi zgjedhje të kontestuara dhe jo të rregullta”, deklaroi Rafiz Aliti, deputet I BDI-së.

Deputeti i BDI-së thotë se politikanët që janë pajtuar për metodologjinë aktuale për pastrimin e listës zgjedhore duhet japin përgjegjësi politike.

“Ne politikanët mbajmë përgjegjësi por edhe ata që kanë qenë pjesë e bisedimeve pse kanë lejuar të vihet deri te kjo metodologji e cila I lejon KSHZ-së ti merr të drejtën e votës qytetarëve”, tha Rafiz Aliti, deputete i BDI-së.

Aliti, fton gjykatën kushtetuese që të vihet në mbrojtje të qytetarëve dhe të mos lejojë që atyre tu merret e drejta e votës.

“Unë personalisht nuk kam ngrit iniciative por, sipas informacioneve ka iniciativa qytetare dhe nga subjektet politike dhe unë mendoj që gjykata kushtetuese duhet të vihet në interes që të mbroj kushtetutën”, u shpreh Rafiz Aliti, deputete i BDI-së.

Të martën përfundoi afati afatit 25 ditor për paraqitjen e votuesve të kontestuar në KSHZ-së. Brenda këtij afati të drejtën e votës e kanë konfirmuar vetëm 8922 qytetarë nga gjithsej 39.502 të cilëve iu kontestua vota nga LSDM-ja . Pjesa tjetër, apo rreth 30.580 shtetas do të kenë edhe një mundësi të dytë prej 15 ditësh për të konfirmuar të drejtën e tyre të votës pasi të shpallen zgjedhjet./alsat-m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *