Sunday , January 24 2021

Halili akuzon Musa Xhaferin dhe partinë e tij: BDI-ja nuk ka bërë sa duhet për MO-në

Zv/kryeministri per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit (MO), Festim Halili. në njëintervistë per Alsat thotë se brenda nje muaji, 800 të punësuar në administratën shtetërore do të sistemohen në vendet e tyre të punës. Ai nuk komentoi pyetjet se pse ky vendim është marrë në periudhë parazgjedhore por thotë se në këtë mënyrë do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në institucione. Halili pranon se subjekti politik nga ai vjen, BDI-ja, mund të kishte bërë me shumë në zbabimin e kësaj marrëveshje per këto 15 vite, por zotohet se kjo do të bëhet në të ardhmen, sepse, sipas tij, nuk ka alternative tjetër, transmeton Fakte.
1.Keni deklaruar në vazhdimësi së Marrëveshja e Ohrit është Kushtetuta e
Republikës së Maqedonisë? A është kjo vetëm “një frazë” me që zbatimi i MO nuk mund të konsiderohet i perfunduar?
Them që kjo marrëveshje është pjesë e Kushretutës së Maqedonisë pasi që tani shumë shtylla që dalin nga kjo marrëveshje janë pjesë e vetë aktit më të lartë juridik në vend dhe është një fakt i pamohueshëm që kjo marrëveshje ka rrugëtuar përgjatë këtyre viteve mirëpo është edhe nevojë që të përmirësohet në raste të ndryshme atëherë kur e kërkojnë rrethanat dhe të shtohet kur kërkojnë vetë qytetarët e vendit tone.
2.Keni deklaruar që do të sistemoni rreth 800 administratorë në institucionet shretërore. Në cilat institucione do të sistemohen dhe pse këto deklaratë vine
pikërisht në një periudhë parazgjedhore? Pse nuk është bërë sistemimi i tyre më herët?
Ne kemi kaluar informatën per shpërndarje të këtyre të punësuarve në
Komisionin per resursе njerëzore, në Komisionin per sistem ekonomik dhe së fundmi e kemi kaluar informatën edhe ne mbledhje të qeverisë. Tani me të gjithë
institucionet janë të obliguara që t’i pranojnë këto nëpunës admtnistrativ. Do të jenë dy kritere bazë per sistemim të këtyre te punësuarve. Kriteri i pare do të jetë që ata institucione ku përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve dhe i bashkësive të tjera etnike është më i ulët që të plotësohet me nëpunës dhe kriteri i dytë do të jetë që ata institucione të cilat kanë nevojë per përforcim të administrates se tyre që të mund t’i pranojnë këto kuadro dhe ky proces është si një kërkesë e nevojave dhe si nje kërkesë e reformave në suaza të ligjeve evropiane per një administrate efektive. Me qellim qe të jemi sa me efektiv dhe ky proces të jetë me i sigurt ne së bashku me ministrinë e Shoqërisë informatike dhe Administrates dhe ministrine e Financave, kemi pasur disa takime me qellim që ky proces të vazhdojë dhe të zbatohet tërësisht. Dhe me vendim bë Qeverisë kemi bërë që afër 800 të punësuar brenda një muaji të gjithë të sisremohen d he vetë institucionet janë të obliguara që t’i pranojnë këto nëpunës në suaza të planit të sistematizimit të cilin e kanë bërë per institucionet e tyre gjegjëse.

3.Parlamenti me shumicë votash, duke përfshirë këtu edhe votat e deputeteve shqiptarë, vazhdon të miratojë ligje të reja ku nuk parashikohet përdorimi i gjuhës shqipe. Pse ndodh kjo?
Por ka institucione që neglizhojnë dhe bejnë tentativa që përdorimi i gjuhëve të mos zbatohet në tërësi duke i ikur përgjegjësisë mirëpo ne ndjekim me kujdes situatën, kemi bërë grupe punuese të cilat vëzhgojnë institucionet e ndryshme dhe shohin se ne cilin nivel perdoren gjuhet e bashkesive te ndryshme por patjetër e kam të theksoj se edhe faktori politik i palës tjetër, ka dallime rreth interpretimit të përdorimit të gjuhëve. Sigurisht që ne përdorimin e gjuhëve e kërkojmë që të jetë në nivel shtetëror kurse ata duan që ta mbajnë në nivel të pushtetit lokal aty ne ato komuna ku bashkësitë etnike janë të përfaqësuara mbi 20 % ndërsa ne konsiderojmë që duhet të përdoret në nivel shterëror per bashkësitë etnike që janë mbi 20%.
4.Si do ta bindni partnerin tuaj te koalicionit te pranoj rekomandimet nga analiza per zbatimin e MO-se?

Nuk ka alternativa te tjera. Alternative e vetme është jetësimi i plotë.
Marrëveshja e Ohrit është nënshkruar nga të gjitha fakfcorëve relevant politik në vend dhe garantues është edhe bashkesia ndërkombëtare prandaj ne edhe me bashkësinë ndërkombëtare do të jemi në kontakt të përafërt dhe do të njoftojmë per të gjitha lëvizjet dhe per të gjitha miratimet që do t’i bëjmë ose per ose per pikat ne te cilat do te kemi vështirësi me qëllim që edhe ata qe jane si garantues të kësaj marrëveshje te kyçen në jetësrmin e ptotë të saj.
5.Pesëmbëdhjetë vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, sa mendoni se ëshrë bërë nga subjekti i juaj BDI, per zbatimin e kësaj marrëveshje?
Sigurisht që është mundur të bëhet akoma më shumë në qoftë se të gjithë aktorët politik do ta kishin me sinqeritet zbatimin në një kohë më të shkurtër. Mirëpo ne do te mundohemi që të jemi një katalizator dhe përshpejtues i zbatimit të plotë dhe jemi zotuar sepse kemi përgjegjësi morale dhe kombëtare që kjo marrëveshje të bëhet realitet sa me pare./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *