Wednesday , December 12 2018

Hakerët marrin të dhënat personale të 30 milionë përdoruesve të Facebookut

Hakerët kanë kryer sulmin kibernetik më të madh në histori të Facebookut.

Kompania ka konfirmuar të premten se janë hakuar të dhënat e mbi 30 milionë përdoruesve, ku kanë pasur qasje në numrat e telefonit dhe emailat, raporton CNN.

E hakerët kanë marrë edhe më tepër të dhëna të 14 milionë përdoruesve në mesin e tyre, përfshirë këtu informacionet për vendin ku jetojnë, statusin e tyre, religjionin, dhe pjesë të historisë së kërkimit të tyre, transmeton Koha.net.

“FBI-ja është duke bërë hetime aktive për këtë thyerje”, thotë Guy Rosen, zëvendëspresident i Facebooku. Ndërsa shton se FBI-ja ka kërkuar të mos jepen detaje se kush qëndron prapa këtij sulmi pasi mund të dëmtojë hetimet.

Ky lajm vjen dy javë pasi Facebook kishte raportuar se sulmuesit kishin pasur qasje në llogaritë e 50 milionë përdoruesve, që do të thotë se ata janë kyçur me në llogaritë e përdoruesve. Megjihatë Facebook thotë se më pak janë prekur se që kanë menduar, pra 30 milionë.

Facebook ka konfirmuar se në ditët e ardhshme do t’iu dërgojë mesazhe 30 milionë përdoruesve të prekur dhe do të postojnë informacione në qendrën e saj të ndihmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.