Wednesday , April 21 2021

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e policisë në Britaninë e Madhe

Faqja zyrtare e policisë së South Yorkshire në Britaninë e Madhe është hakuar nga një grup nga Shqipëria.

Në faqen e parë shfaqet një baner ku përfshihet dhe imazhi i tifozëve kuqezi.

Më pas u ndryshua mesazhi ku shkruhej se nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave.

Por sipas ekspertëve të sigurisë sulmi mund të jetë shumë serioz.

Ndërkohë që po përpiqen të rimarrin kontrollin e faqes, policia po përdor faqen në Facebook dhe Twitter për publikimin e informacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *