Sunday , January 24 2021

Hajredini: Maqedonia para bankrotit, qeveria manipulon me ribalancin e buxhetit

Zvogëlim i rritjes ekonomike, deficit i thelluar, borxh i zmadhuar, investime kapitale të sakrifikuara në llogari të paqës sociale. Kështu në pika të shkurta duket struktura e rebalancit të buxhetit për vitin 2016 i cili është para deputetëve.

Projektimet për dallim nga i pari, për këtë vit duket buxhet i rëndë rekord, që në mënyrë drastike po korrigjohen. Rritja ekonomike është pothuajse më se i volitshëm dhe është i pozicionuar në 2,3% nga Bruto Prodhimi Vendor, ndërsa deficiti është zmadhuar në deri tani 343 milionë euro rekorde, ose 3,6% në vend të 3,2% nga Bruto Prodhimi Vendor.

Investimet kapitale janë zvogëluar për 45 milionë euro, shkurtohet nga arsimi dhe shëndetësia, por jo edhe nga pikat për rroga dhe kompensimet të cilat, përkundrazi, po rriten. Ish Ministri i Financave Xhevdet Hajredini thotë se pushteti ka përgatitur edhe një buxhet i cili nuk përshtatet dhe nuk është aspak real.

“Nuk është hera e parë të rritet deficiti, e as të gabohet rritja ekonomike, buxheti me këmbëngulësi po krijohet mbi pritjet joreale. Për këtë sërish kemi rebalanc, por edhe situatë specifike. Tani do të shkohet në huamarrje të huaj e cila sigurisht se do të jetë edhe shumë e shtrenjtë, por kjo nuk do të jetë hera e parë. Qysh në vitin 2009 kjo qeveri e njëjtë emetonte eurobono me shkallë interesi prej 9,8% që është rekord historik. Por shumë shpejtë do të shohim se a do të rrënohet ky rekord. Është e dukshme se pushteti me çdo kusht nuk heq dorë nga shpenzimet”, ka deklaruar Xhevdet Hajredini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *