Tuesday , July 27 2021

Hajndëll: Para pushimeve, të arrihet marrëveshje

Zgjedhjet parlmentare duhet te mbahen para vitit 2018 por fillimisht duhet te krijohen kushte qe ata të jenë demokratike, vlerësoi përfaqësuesi special Johanes Hajndëll, në një intervistë per AlsatM, transmeton Fakte. Me e rëndësishme se data e zgjedhjeve, sipas Hajndell është arritja e nje marreveshje para pushimeve verore, per dy çështjet e mbetura pezull, listen zgjedhore dhe medial

“Zgjedhjet duhet të mbahen рагa vitit 2018, kjo është ideja e Përzhinës, por kuptohet duhet te kete kushte per mbajtjen e tyre…Pershtypja ime pas bisedimeve është se te pakten per listen e votuesve do të jetë e mundur një zgjidhje e shpejtë. Sa u takon mediave, akoma zhvillohen bisedime, por çështja (dhe kjo është pjesa më komplekse) është që unë shpresoj që partite të gjejnë zgjidhje para pushimeve verore. Nese partite nuk arrijnë vetë marrëveshje, atëherë mund te pritet këshilla dhe ekspertiza e ekspertëve ndërkombëtar”, deklaroi përraqësuesi special Johanes Hajndëll.
Disa ditë pas pronondmit të eurokomisarit Johanes Han, edhe Hajndell përsëriti se per BE-në është primare funksionimi i demokradse dhe shtetit juridik, me shume se ѕз zhvillimi ekonomik.

“Investimet dhe kapitali i huaj shkojne atje ku рзгаtе investohen mire dhe te sigurta. Me këtë nënkuptohet një shtet funksional juridik, stabilitet politik dhe luftë kundër korrupsionit. Në këtë bie edhe perspektiva pozitive per te ardhmen. Këto janë faktorët ku Maqedonia duhet të nxjerrë në pah kur kërkon investime të huaja. Nëse jemi real dhe të sinqertë. duhet të vijmë në përfundim dhe të pranojmë se Maqedonia per shkak të krizës. në krahasim me vendet tjera, është humbëse në terren. Këtu lidhet edhe një gjë tjetër dhe ajo është nëse Komisioni Evropian në vjeshtë do tëjetë në gjendje të jape përsëri rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, tha Hajndëll.
Hajndëll tha se përderisa vazhdon kriza politike as zgjidhja e çështjes së emrit tani nuk do ta ndihmonte perspektivën e vendit./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *