Tuesday , September 25 2018

Hahn: Nga nesër fillojmë përgatitjet për negociata me BE-në

Eurokomisari Johanes Hahn pas Këshillit të ministrave të BE-së në të cilin u caktua data e kushtëzuar për fillim të negociatave me Maqedoninë porositi se ky vendim nënkupton se Komisioni Evropian nga nesër mund ta fillojë procesin e skriningut.

“I uroj qytetarët e Maqedonisë së ardhshme të Veriut për sukseset e sotme, sepse tani është e qartë se do t’i fillojmë negociatat në qershor të vitit të ardhshëm dhe si Komision menjëherë mund të fillojmë t’i përgatisim bisedimet duke filluar nga nesër, kjo tani është perspektivë e qartë dhe
shpërblim i qartë”, thotë Hahn.

Maqedonia sot pas betejës së ashpër ndërmjet 25 vendeve anëtare kundër Holandës, Francës dhe Danimarkës, mori dritë të gjelbër për datë për fillim të bisedimeve në qershor, nën kushte të caktuara.

Komisioni Evropian do të duhet të prodhojë raport të përqendruar në tre tema kryesore të administratës publike, reforma të shërbimeve kundërzbuluese, si dhe reformat gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit.

Në bazë të këtyre kushteve Maqedonia do të mund ta mbajë konferencën ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019.

“Këshilli pranon të përgjigjet pozitivisht në progresin e bërë në prioritetet urgjente reformuese, Marrëveshjen e Përzhinës dhe Marrëveshjen me Greqinë dhe e hap rrugën drejt hapjes së fillimit të bisedimeve në qershor të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.