Saturday , July 24 2021

Erdogan me dekret mbyll 1043 shkolla fetare

Mediat raportojnë se Erdogan ka urdhëruar mbylljen e 1043 shkollave fetare, të cilat i përkasin klerikut Fethullah Gulen, kundërshtari politik i Erdogan, i cili jeton në SHBA, transmeton Fakte.

Përveç shkollave, Presidenti turk ka urdhëruar edhe mbylljen e 1229 qendrave të bamirësisë dhe fondacioneve, 19 sindikatave, 15 Universiteteve e 35 institucione mjekësore.

Duket se Erdogan ka nisur spastrimin e përkrahësve të Gulen. Qeveria turke akuzon Gulen se fshihet ai pas grushtit të shtetit dhe kërkon që SHBA ta ekstradojë atë në Turqi./Syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *