Agjencia shtetërore e Inteligjencës në Turqi MIT ka njoftuar se tentativa për grusht shtet në Turqi ka dështuar.
Në anën tjetër, edhe kryeministri i Turqisë ka thënë se prej tash, çdo helikopter i ushtrisë që do të shihet duke fluturuar do të goditet.
Dhjetëra ushtarë që ishin pjesë e grusht shtetit janë arrestuar nga Policia e shtetit, ndërsa raportimet nga Turqia thonë se edhe disa prijës të kësaj tentative janë arrestuar në selinë e Televizionit Shtetëror të Turqisë./FAKTE.Net