Wednesday , January 27 2021

Grupi i Kumanovës: Ali Ahmeti të vij në gjykatë, ose do të flasim të vërtetën për involvimin e tij

Të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave” të cilët janë duke u gjykuar për veprën “terrorizëm” për shkak të konfliktit të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, do të kërkojnë që në cilësinë e dëshmitarit në gjykatë të paraqitet edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe politikanë tjerë. Sipas tyre, ata drejtpërdrejtë kanë qenë të  involvuar në këtë krizë, transmeton Gazeta Lajm.

“A do të ftohen në gjykatë Ahmeti dhe të tjerët nuk e dimë, por nëse nuk vinë të japin dëshmi, ne bashkë me klientët tanë do ta tregojmë të vërtetën”, kanë thënë për Plus Info.

“Nëse Ahmeti është njeri i fjalës, do të paraqitet në gjykatë”, kanë shtuar avokatët./Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *