Thursday , November 15 2018

Gruevskit nuk i shkojet në burg, shteti e le të lirë

Avokati Dimitar Dangov, deklaroi për TV21 se nuk kanë të drejtë ankese për vendimin e Këshillit penal, në Gjykatën supreme.

“Kemi mundësi që të parashtrojmë nismë deri te Prokurori publik i R.M. që ai si kompetent të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Sipas të gjitha gjasave nismën tonë do ta parashtrojmë menjëherë pas marrjes së vendimit, percjell Fakte.

Nismat nuk vlerësohen si mjet juridik efikas për shkak se shumë rrallë pranohen nga Prokuroria Publike.

Kemi Mendim nga Komisioni për diskriminim, me të cilin këshillohet Gjykatësja Kacarska të heq mangësitë nga Mendimi dhe të lajmërojë se çfarë ka ndërmarrë në afat prej 30 ditëve”, tha ai.

Sipas zyrës së avokatëve të Gruevskit, e njëjta do të dërgohet edhe te Këshilli gjyqësorë republikan.

Kacarsak ka autorizim dhe mundet që ta shtyj zbatimin e dënimit me burg duke u thirru në arsyet e theksuara në Mendim dhe për shkak të Kërkesës së parashtruar nga ana jonë deri te Gjykata supreme, më 24.10.18 e cila për momentin gjendet tek ajo edhe pse duhej që menjëherë të kthehej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.