Friday , April 23 2021

Gruevski veshi dorëzat…mbrapsht (foto)

Pasi bëri parada, shou me telefon, inskenoi sulm me grushta, dhe pasi bllokoi Hasanbegun dhe Stajkovcën sot me orë të tëra, Gruevski provoi dorëzat për të punuar, por të njejtat i veshi mbrapsht, shkruan Fakte. Nga fotografitë e postuara sot në mbrëmje në FB nga aktivistë të partisë së tij mund të shihet se Gruevski përveç dorëzave të boksit në moshë të re, nuk ka veshur dorëza pune më parë.

Për dallim prej tij, liderët shqiptarë as nuk provuan në cilën anë vishen dorëzat. Disa eksponent të tyre mbushën rrjetet sociale me parada nëpër Hasanbeg, të tjerët shijuan koncertin e Dua Lipës në Prishtinë. Ndërkohë, gjendja e hasanbegasve dita ditës po përkeqësohet, si pasojë e mungesësë ndihmës shtetërore./FAKTE.Net

image-0-02-01-5cb0925a5cdc825d2987e44010cacd9f3f4495fc8937279126ad0ae3ad2ab4fb-V image-0-02-01-352c1b645fc67853af6a2585027fa4c986a6495a77cdfd38561a567681a1dc28-V image-0-02-01-7a69e54a8ac093cac43cef23b80aa1631f86277b66829a1e4922f007610a7b71-V image-0-02-01-0662ab6cacb3475cd95f1d21933f798aadebec4a32df7df41f18b284baf1a3fe-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *