Tuesday , December 11 2018

Gruevski shkon në burg, Apeli konfirmon dënimin prej 2 vjet burg

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin prej 2 vjetëve me burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Dënimi është për ndikim të paligjshëm të të akuzuarit Gruevski për furnizim të “Mercedesit” luksoz, të cilin nuk kanë mundur atë ta refuzojnë pasi që e kanë pasur shef, kryeministër. Dënimi për Gjoko Popovskin, është zvogëluar prej 6.5 në 4.5 vjet burg, percjell Fakte.

“Ankesat e të akuzuarit N.G. i ka refuzuar si të pabaza, ndërkaq vendimin e shkallës së parë e ka konfirmuar plotësisht.

Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.