Wednesday , June 23 2021

Gruevski përsëri me kartë nacionaliste, kërkon 63 deputetë (video)

Kështu lideri i partisë më të madhe qeverisëse e filloi fjalimin e tij në mbledhjen partiake nën moton “Është koha t’i jepet fund krizës”. Gruevski foli në emër të popullit, ku para bashkëpartiakëve dhe simpatizuesve u shpreh se “populli është i mençur dhe i durueshëm” dhe se do ta presë 11 dhjetorin, kur do t’i jepet fund krizës, me anë të së cilës,  siç tha, LSDM-ja po e mban vendin peng  tani dy vjet. Gruevski në fjalimin e tij kërkoi 63 deputetë që të ketë pushtet të qëndrueshëm dhe pa shantazh, transmeton Fakte.

“Është koha t’i japim fund krizës! Ky vend është i popullit dhe ai vendos për ardhmërinë e tij. Askush nuk mund të thurë dhe ç ‘thurë për interesa të huaja, këtu vendos populli dhe ai më së miri e din se kush duhet ti përfaqësoj e kush mund t’ju ndihmoj në problemet e përditshme dhe kush e mbron interesin e tyre”, tha Gruevski. 

Në fjalimin e tij, lideri i VMRO-DPMNE-së e sulmoi LSDM-në dhe ministrat në qeverinë teknike. Ai tha se Zaevi me kërkesën për media të pavarura, në fakt ai dëshiron siç tha, media që do të punojnë për interesa partiake. Për Prokurorinë Publike Speciale Gruevski deklaroi se ka besuar se ky institucion u formua me qëllim të mirë që të zbardhen çështjet nga materialet e krijuara, por sipas tij, PPS u shndërrua në instrument kryesor të LSDM-së dhe të Zaevit në luftën e tyre për të ardhur në pushtet.

“Mbajtën një sërë  pres-konferencash spektakolare me akuza pa pasur asnjë provë, të paktën një të vetme. Planifikojnë që me konferenca për shtyp dhe ftesa për në gjykatë pa bazë ligjore të ndikojnë në popull. Planifikojnë të bëhen aktorë në këtë fushatë, duke besuar se nëse na mbulojnë me ftesa për në seanca dëgjimore, për çka paraprakisht do të informohen televizionet, të cilat çfarë do që LSDM-ja dhe PPS-ja të bëjnë, ata do t’i mbështesin”, u shpreh ai. 

Përndryshe, që nga mëngjesi, qindra autobusë nga e gjithë Maqedonia mbërritën në mitingun e VMRO-DPMNE-së përgjatë bulevardit “Aradhet partizane” duke e bllokuar Shkupin nga qendra deri te Lepotkaria. Qarkullimi rrugor u kontrollua në mënyrë që anëtarësia partiake të mbërrijë në sallën “Boris Trajkovski”./TV21

https://youtu.be/NG0oh-KC7qg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *