Pas “sukseve” të mëdha që prezantoi Artan Grubi nga bisedimet e grupeve të punës në lidhje me kodin zgjedhor, me çka u prezentua se vendimet në KSHZ do silleshin me vitim të dyfishtë (edhepse Grubi gabimisht e kishte shkruar “me konsensus”), me çka do evitohej mbivotimi në këtë organ gjatë procesit zgjedhor, së fundmi kryeministri Gruevski e ka demantuar këtë, raporton Fakte.
Gruevski në ueb faqen qeveritare ka postuar intervistën e tij në TV Kanal5, ku përveç ruajtjes së votimin të diasporës, ai ka prezantuar si sukses të madh moslejimin e futjes së votimit sipas Badinterit në KSHZ.
Cili do jetë arsyetimi i BDI-së dhe Grubit tani, pas gafave të njëpasnjëshme të tij dhe të partisë së tij ngel të presim dhe të shohim./FAKTE.Net