Wednesday , October 24 2018

Gruevski nuk mund të burgoset! Ja përse…

Ish Kryeministri dhe kryetar i VMRO DPMNE-se Nikolla Gruevski, ka fituar dënimin e parë nga disa të tilla që e presin ate nga Prokuroria Speciale, për keqpërdorimet gjatë kohës së qeverisjes së tij, shkruan Fakte. Gjatë ditës së djeshme apeli ka konfirmuar dënimin me 2 vjet burg për Gruevskin, për rastin ‘Tanku’ në lidhje me blerjen e Mercedesit të blinduar.

Sipas normativës ligjore, pas vendimit të shkallës së dytë, vendimi bëhet i plotëfuqishëm dhe nevojiten rreth dy javë më së shumti që të caktohet gjykatësi për zbtimin e sankcioneve dhe ai t’a dërgojë shkresën për paraqitje në burg, deri tek adresa shtëpiake, shkruan Fakte.

Mirëpo, në rastin e Nikolla Gruevskit, pasi bëhet fjalë për deputet aktiv me imunitet, ai nuk mund të arrestohet në rast se vetë nuk paraqitet vullnetarisht, pa iu hequr imuniteti. Imuniteti i deputetit hiqet me propozim të Komisionit parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit, në seancë plenare në të cilën duhet të votojnë 2/3 e deputetëve. Kjo do të thotë se pa votat e VMRO-së, mazhoranca nuk i ka votat për ta hequr mandatin e Gruevskit. Ndërkohë, ai mund të (mos)votojë ligje dhe vendime tjera në Kuvend, të qëndrojë i qetë deri në zgjedhjet e ardhshme, pas çka edhe do t’i vjetërsohen veprat për të cilat aktualisht po ndiqet nga PSP./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.