Saturday , July 24 2021

GRUEVSKI NESER NË BANKËN E TË AKUZUARVE PARA FATIME FETAIT (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nesër duhet të paraqiten kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski për rastin shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski.  Prokuroria Publike Speciale  propozim – akuzën për këtë lëndë e dorëzoi më 15 shtator kundër Gruevskit, Janakievskit dhe tre personave të tjerë, si porositës të dhunës në komunën Qendër, por edhe për 9 persona të tjerë si kryerës të veprave të porositura penale në korrik të 2013. Kjo ishte bazuar në një bisedën e përgjuar të publikuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Të hyjnë njerëz, ose të hyjë dikush dhe ta godasë me shuplaka të forta dhe të ikë. Mund të organizojmë një skenar. Unë planifikova që tanët të dalin për të protestuar. Përgatite Martinin dhe Sulen dhe që nesër t’ia nisim. Të premten do të grumbullojmë dy mijë njerëz para qendrës. Një pjesë do të hyjnë brenda, ndërsa njëri do t’i afrohet që t’i japë 2-3 shuplaka të forta.“

Sipas PPS, i akuzuari i parë Gruevski ka kërkuar, ndërsa Janakievski kishte pranuar që përmes anëtarëve partiak të kryejnë dhunë të ashpër ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe anëtarëve të Këshillit të komunës.

Zhernovski pas dështimit të seancës së parë gjatë muajit gusht, tha se pret që të shoh Gruevskin se sa është i guxishëm në gjykatë.

“Dëshiroj publikisht ta porosis diçka Gruevskin. Unë nuk di çfarë boksieri ke qenë, por kuptova që kurrë s’ke marrë pjesë në ndonjë ndeshje boksi. Meqë është e qartë se së shpejti do të shihemi në gjykatë, do të kemi mundësinë ta shohim sa je i guximshëm, sepse është më se e qartë se paskemi llogari të pa pastruara”, tha Zhernovski.

Seanca e parë ishte caktuar më 21 nëntor, por u shtye me kërkesë të avokatit të Gruevskit dhe Janakievskit. Gjykatëse e këtij rasti mbetet Tatjana Mihajllova, edhe pse ajo në fillim të këtij muaji është emëruar për ushtruese detyre të kryetares së Gjykatës Themelore Shkupi 1./TV21

https://youtu.be/VojVYf8nv-4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *