Thursday , April 22 2021

GRUEVSKI NË TAKIME ME PËRFAQËSUES TË LARTË POLITIK NË BRUKSEL

Një delegacion i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga lideri Nikolla Gruevski, sot e ka filluar vizitiën dydiëshe në Bruksel, ku delegacioni realizon dhe do të realizojë numër të madh të takimeve me përfaqësues të lartë të Partisë Popullore Evropiane (EPP), si dhe me politikanë tjerë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Gruevski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, si dhe me deputetët Aleksandar Nikolloski dhe Vladimir Gjorqev, sot në Parlamentin Evropian në Brukseë u takua me eurodeputetët Marijana Petir, Milan Zver dhe Eduard Kukan, si dhe me ministrin federal gjerman në Qeverinë e Angela Merkelit për ushqim dhe bujqësi nga Bavaria, Kristijan Shmit.

Në një deklaratë për MIA-n, pas takimve Gruevski theksoi se kjo vizitë dyditëshe është vizitë partiake dhe është në kontekst të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për sanimin e dëmeve rreth shtetit të Maqedonisë të shkaktuara nga kriza politike, që sipas tij, në vend e shkakton LSDM-ja opozitare”.

Gjatë ditës së nesërme, delegacioni partiak i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga Gruevski në Bruksel, gjithashtu ka axhendë të ngjeshur, sipas së cilës priten një sërë takimesh me përfaqësues të lartë politikë dhe diplomatë nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *