Thursday , February 25 2021

Gruevski në emër të popullit iu kërcënua ndërkombëtarëve

Ish kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në paraqitjen e tij të sotme në Konferencën vjetore të Unionit të grave të kësaj partie në emër të popullit të Maqedonisë kërcënoi bashkësinë ndërkombëtare se nëpërmjet LSDM-së kanë dhunuar Kushtetutën dhe ligjet dhe se kanë dashur ta shkatërrojnë shtetin, transmeton Fakte.

Gruevski me një fjalor të ashpër dërgoi porosi të qartë se vetëm populli mund të vendosë për fatin e tij dhe assesi politikanë me lojëra të fëlliqura. “Pas zgjedhjeve të 24 prillit do të kalojë gjatë, shumë gjatë kohë, para se ti shkojë në mend dikujt të tentojë të vijë në pushtet nëpërmjet mashtrimeve të mëdha në bashkëpunim me shërbime të huaja të intelegjencës, në bashkëpunim me kriminel, me falsifikues, me Çaushë, Vanhojtë e Katica..”- deklaroi Nikolla Gruevski, duke vazhduar më tej se “populli nuk është i marrë, përkundrazi ai është i mençur, shumë më i mençur se shumë shërbime dhe eksponentë të tyre… Tërë vitin LSDM bashkëpunoi me djallin, tani djalli ka arritur për të marë hisen e tij”, transmeton Fakte.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *