Wednesday , December 12 2018

Gruevski: Mos dorëzoheni para presioneve, në burg siç hyn ashtu edhe del

Ish-kryeministri, i akuzuar për dy vite burg, Nikolla Gruevski në ora 3 pas mesnate shkroi status ku ju bën thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së të mos votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Nëse nga ju, cili do dhe në çfarë do mënyre, kërkohet të bëni edhe heqjen dorë më të vogël në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, duke vendosur ndalimin ose zbutjen e persekutimit politik kundër meje, si udhëheqës i vjetër i OBRM-PDUKM-së dhe si kryetar nderi dhe deputetet i kësaj partie, ju lutem pa menduar, pa hezitim, me vendosmëri për të refuzuar një propozim të tillë të pahijshëm. Mbi neve janë ngritur retë dhe sfidat më të forta. Ne duhet të merremi me këtë dhe gjithmonë në radhë të parë të jetë interesi i përgjithshëm dhe i përbashkët i shtetit tonë, i popullit dhe kombit”, shkruan Gruevski, përcjell Fakte.

Ai thotë se “persekutimi dhe stigmatizimi” i tij do të durojë dhe e gjithë kjo është e sekondare.

“Do t’u porosis: në pushtet vjen dhe shkon. Në burg siç hyn ashtu edhe del. Paratë mblidhen dhe harxhohen. Mbështetja politike merret dhe humbet. Mandatet fillojnë dhe mbarojnë. Por, dinjiteti kur humbet, humbet përgjithmonë. Këtë e humbin ata të cilët janë të mbushur me urrejtje duke më persekutuar dhe se nuk mund të pajtohen se nuk mund të më thyejnë, edhe pse provuan gjithçka. Ata janë të inatosur, fundi i tyre po vjen”, shkroi Gruevski./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.