Thursday , January 21 2021

Gruevski me familjen bën pushime në Sicili

Nikolla Gruevski është në pushime me familjen e tij në Sicili, Itali. Kthehet sot në një fluturim nga Roma në gjashtë pasdite, por destinacioni i tij nuk është Shkupi, por Sofia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Portali Nova në bashkëpunim me kolegët nga rrjeti i Gazetarëve (OCCRP) që tregojnë se ai ka pesë ditë që gjendet në qytetin e Katanias në Sicili.

Fluturimet tregojnë se Gruevski dhe gruaja e tij Borkica, nëna Nada dhe dy vajzat më 1 korrik ora 8 zbarkoi në qytetin e Barit në Itali.

Nuk është e njohur si arriti në Romë dhe si shkoi në Sicili. Sot në gjashtë pasdite Gruevski nga aeroporti i Romës do të braktis Italinë dhe do të udhëtojë në Sofje. Këto janë vetëm prenotim por mbetet e mundur që të ndryshohet biletat e destinacionit.

Pasi në mediat sociale u publikua një fotografi ku Gruevski shëtiste në dyqanin e markës luksoze në aeroportin e Romës, partia me letër të shkruar thotë se është në një martesë në Itali te një mik personal.

Udhëtimi i Gruevskit nxiti reagime në rrjetet sociale ku me shaka dhe bënë paralele me mafian siciliane, me film karakteret mafioze imagjinar si Don Corleone. Normalisht ishin fotomontazhë. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *