Friday , February 26 2021

Gruevski kundër Nuland: Departamentet speciale nuk janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos

Ish-kryeministri maqedonas, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në lidhje me propozimet për formimin e departamenteve speciale në gjykatë dhe MPB, por edhe për vazhdimin e afatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ka thënë se këto janë jashtë Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Fakte.

“Për ne kjo është e papranueshme”, ka thënë shkurt Gruevski gjatë vizitës në komunën Dollneni, ku ka vizituar disa objekte infrastrukturore në ndërtim.

Mundësinë e formimit të njësive speciale brenda gjykatave dhe Ministrisë së Brendshme, që do të merreshin me rastet që i hap PSP për korrupsion, keqpërdorime dhe krime tjera të pushtetarëve të Maqedonisë, e paralajmëroi dje diplomatja e lartë amerikane Viktoria Nuland.

Zëvendësseskretarja e shtetit e SHBA-ve dje në Shkup pati takime me liderët e partive më të mëdha, si dhe me përfaqësues të shqoqërisë civile, në tentimin e radhës për të gjetur zgjidhje për krizën e thellë politike në të cilën gjendet Maqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *