Wednesday , July 28 2021

Gruevski kundër Kushtetutës: “Gjuha shqipe nuk do jetë asnjëherë zyrtare”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk do të jetë asnjëherë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Këto fjalë ai i ka thënë publikisht duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev.

“Atë që e thotë Zaev për modelin zvicran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët.

Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike.

Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, ka thënë mes të tjerash lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Ndryshe, sipas ndryshimeve të pas luftës së vitit 2001, Kushtetuta e Maqedonisë përveç gjuhës maqedonase përcakton edhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por kjo nuk u mundësua asnjëherë nga partitë në pushtet VMRO dhe BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *