Gruevski: Edhe 1000 punësime të reja në Ohër, investim gjerman

Ish Kryeministri Nikolla Gruevski ka vazhfuar me realizimin e projekteve me të cilat hapen mijëra vende të reja të punës në vendbanime maqedonase, shkruan Fakte. Pas promovimit të investimit të “STS Textiles” dje në Veles, ku do të punësohen 1000 banorë të Velesit dhe rrethinës, Gruevski sot ka promovuar investimin e radhës në Ohër. Kompania gjermane “Kostal” e cila do të pdhojë pjesë elektrike dhe elektromekanike në ish kompaninë “EMO” në Ohër do të punësojë 1000 persona nga ky qytet dhe rrethina e tij.

Ndërkohë, derisa Nikolla Gruevski me hapa gjigand po zhvillon ekonominë në pjesët e banuara me maqedonas, udhëheqësit politik të shqiptarëve në qeveri po vazhdojnë pasurimin e kontove të tyre personale si dhe vasalitetin ndaj VMRO-së për të ngelur sa më gjatë në pushtet. Kjo ka rezualtuar me shpërnguljen masive të shqiptarëve, posaçërisht të të rinjve në shtetet perendimore./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *