Thursday , August 5 2021

Gruevski: Do mbyllim Prokurorinë Speciale

Mitingu i radhës i koalicionit të VMRO-DPMNE-së u mbajt në qytetin lindor të Shtipit, teksa të pranishëm ishin kandidatët për deputetë të njësisë së 3-të zgjedhore si dhe kryetari Nikolla Gruevski.

Në fjalimin e tij, Gruevski theksoi se e vetmja mënyrë që kriza prolitike në vend të përfundojë është të votohet mbyllja e Prokurorisë Speciale, ndërsa për t’u arritur kjo, duhet që VMRO-DPMNE të fitojë bindshëm me 63 deputetë.

“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri të qëndrueshme, duhet të dal dhe ti jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve.

Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH.”, theksoi Gruevski.

output_grkovdimage-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *