Thursday , August 5 2021

Gruevski citon Dellçevin: S’ka popull si maqedonët, që vuan nga djemt e vet tradhëtarë!

Nikolla Gruevski, tashmë i dënuar me dy vite burg, për lëndën “Tanku”, deklaron se nuk i është lejuar që ta thotë fjalën e fundit në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj tij.

Në profilin e tij në Facebook, Gruevski thotë se gjykatësja nuk e kalejuar leximin, pasi që ka konsideruar se një pjesë e fjalimit është politik, dhe se nuk mund të thuhen në gjykatë, përcjell Fakte.

Në fjalimin e tij, Gruevski thotë se ka dashur të gjej zgjidhje për emrin, por nuk ka dashur që të ndodh sipas dëshirës së fqiut jugor, pra Greqisë. Për këtë, Gruevski thotë se ka patur shumë trysni dhe kërcënime, kurse, siç e quan vetë, përndjekjen politike duhet ta paguaj si çmim për mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore.

Me këtë rast, Gruevski e akuzon Zaevin, që përmes gjykatave dëshiron ta nxijr dhe nënçmojë.

Më tutje, në letrën që Gruevski thotë se u pengua që ta lexoj në gjykatë, thuhet se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATo-së dhe BE-së, duke thënë se duhet të hyj me fytyrë dhe në rregull.

Sipas tij, vendimi i gjykatës mbase nuk do të jetë më në emër të popullit të Maqedonisë, por të Maqedonisë së epërme, të veriut ose të Vardarit, etj.

Në fund, Gruevski thotë se nuk dënohet vetëm ai, por dënohet sovranitetizmi si përcaktim në politikën e Maqedonisë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *