Tuesday , January 26 2021

Gruevski: 2500 punësime të reja në Veles, Manastir dhe Ohër

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka paraqitur investime të reja nga investitorë të huaj në qytete të banuara kryesisht me popullatë maqedonase, siç janë Velesi, Manastiri dhe Ohri, shkruan Fakte. Sipas burimeve qeveritare, investimet do të jenë kryesisht fabrika për prodhimin e pjesëve rezervë në fushën e makinerisë inxhinerike si dhe në fusha tjera.

Deri sa partia maqedonase vazhdom me investimet e mëdha si në hapjen e vendeve të reja të punës ashtu edhe në infrastrukturë dhe përmirësimin e standardit të jetës, shqiptarët e Maqedonisë, posaçërisht të rinjtë dhe stafi i kualifikuar, po lëshojnë vendin duke u drejtuar për në mërgim në kërkim të kafshatës së bukës./FAKTE.Net

screenshot_2016-10-08-23-58-42-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *