Wednesday , April 21 2021

Gruevski: 22 projekte të mëdha investimi në Ohër

Me shumë se 22 intervenime investuese do të realizohen në Ohër në poeriudhën e ardhshme. Një pjesë e tyre jane në vijim, ndërsa reatizimi i të tjerave
do të fillojë së shpejti, informoi lideri i VMRO-DPMNEsë, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së sotme në Ohër, transmeton Fakte.
Dy investimet me të mëdha qe do ta shënojnë këtë ekspansion ndërtimorjanë ndërtimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik dhe ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë, realizimi i së cilës duhet
të përfundojë nga fundi i vitit 2018. ‘Përveç pjesës kulturore përgatiten edhe projekte, të cilat do të kenë rëndësi të madhe per Ohrin, mes të cilave edhe ndërtimi i dy ose tre garazheve ne kate, te cilat do t’i ndërtojë (ADSDP) dhe MEPSO, si dhe shtigje per këmbësorë”, theksoi mes tjerash Gruevski.
Në lokalitetin “Plaoshnik” në siërfaqe prej 17 mijë metra katrorë ndërtohet Universiteti Shën Ktimenti, investim prej rreth 30 milionë euro.

“Per ndërtimin e qendrës kongrese, është shpallur tender por deri me tani askush nuk është paraqitur, edhe pse bëhet fjalë per projekt të madh në vlerë prej tetë deri në 10 milionë euro. “Mendoj se tenderi ështe sërish i hapurdhe sigurisht do ta shohin kompanitë e interesuara”, tha Gruevski.
Duke u përqednruar në ndërtimin e rrugës Ohër-Peshtan, Gruevski paralajmëroi se bëhet fjalë per rruge eksprese me kater korsi. Shtoi se per shkak te verejtjeve të shoqatave ekologjike nuk ka filluar të realizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *