Grubi: Votuesit që do fshihen, ekzistojnë!

Deputeti i BDI-së, njëherit dhe pjesmarrës në bisedimet për dalje nga kriza politike, Artan Grubi, në një intervistë për televizionin “Al Jazeera Balkan” ka deklaruar se votuesit që do fshihen nga lista, në fakt ekzistojnë, shkruan Fakte. Grubk në replikë me Petre Shilegov nga LSDM ka thënë se e gjithë kriza politike që po zgjat gati dy vite, përfundoi në një ndryshim të vogël të listës zgjedhore dhe formimin e ad-hoc trupit për mediume.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesi shqiptar nga BDI publikisht pranon se rreth 40 mijë votues nga të cilët shumica shqiptarë, pa të drejtë po fshihen nga lista, pasi të njejtit nuk janë votues fiktiv, por ekzistojnë.

Ndryshe, e drejta e votës është e drejtë kishtetuese që nuk mund të cënohet me asnjë akt tjetër, ligj ose marrēveshje. Që do të thotë se BDI dhe Grubi kanë lejuar shkeljen e kushtetutës dhe fsgirjen e shqiptarëve në kurriz të shqiptarëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *