Friday , January 22 2021

Grubi ua beson VMRO-së dhe LSDM-së çështjen e mediumeve (video)

BDI dhe PDSH kane vendosur te mos
propozojnë anëtar të tyre në komisionin per monitorimin e raportimit te mediave gjate fushatës parazgjedhore, që në kohën e arritjes së marrëveshjes së Përzhinës edhe pse me pas e mbështetën ligjin, që thotë se të gjitha palët kanë të drejtë të propozojnë nga një anëltar, transmeton Fakte.
Kështu thotë përfaqësuesi i BDI-së në bisedime Artan Grubi i cili vendimin per të mos deleguar anëtar në komisionin Ad-hock e arsyeton me faktin se gjatë negociatave ishte plotësuar një
kërkesë tjetër e tyre, sic ishte marrëveshja që televizioni shtetëror të transmetojë 24 ore program në gjuhën shqipe.
Por i pyetur çrarë nëse LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE nuk propozojnë anëtar në komisionin ad-hoc i cili do ti pershtatej BDI-se, Grubi tha se megjithatë do të propozojnë një anëtar.
Nga PDSH-ja e Thaçit thonë se partite e tjera ne bisedimet ishin joserioze prandaj ata refuzuan të marrin pjesë në çfarë do organi apo institucionj.

“Të deklarosh sic deklaroi Artan Grubi se mediat në gjuhën shqipe nuk janë të partizuara, kur ai vet nga selia e BDI-se shkruante dhe vazhdon të shkruajë lajme në media të caktuara, të “ju gjejë” analistë të pavarur dhe nganjëherë edhe “qytetarë të rastit”, kjo tregon se sa larg realitetit është ky person dhe partia e tij. Çdo tendencë per tu fshehur prapa
“konfliktit” të partive maqedonase që ta
justifikojnë qëndrimjn e tyre mbi situatën e vështirë në të cilën janë shqiptarët është e kotë sepse shqiptaret saktësisht e dine adresën e fajtorit per këtë situate, dhe kjo është BDI”, thane nga PDSH-ja.
Ad-hoc komisioni per monitorim të mediave ne periudhën parazgjedhore duhet të formohet deri me 20 gushL Ky komision do të ketë katër anëtarë dhe kryetar, nga të cilet një duhet të jetë shqiptar. /AlsatM

https://youtu.be/hqJr-U59rgQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *