Thursday , August 5 2021

Grubi në rolin e cirkuzantit, ia tregon Komandant Qufës UÇK-në

Kandidatët e zonës së I-rë mbrëmë janë ndeshur në debatin që është zhvilluar në TV 21 me kandidatët për deputet edhe atë me Artan Grubin nga BDI, Zulfi Adili nga Aleanca për Shqiptarët, Idriz Orana nga PDSH dhe Zeqirija Ibrahimi nga Rilindja me Besë.

Si pasojë e një debati të ashpër që u zhvillua mbrëmë në Tv 21 mes Artan Grubit dhe Zulfi Adilit, për të cilën u bë shkak përdorimi dhe thirrja në emër të vlerave të UÇK-së, për të cilën duket qartë se opinioni shqiptar e di fortë mirë se kush është vlera e UÇK-së të cilën nuk mund ta përvetësojnë emra si Artan Grubi për interesat e veta të ngushta. Vlerat meritore të UÇK-së mbajnë vulën e komandandit të njohur Zulfi Adili, i cili është dëshmuar në konfliktin e 2001, ndërsa aq më pak sjellja ironike e Artan Grubit për përvetësimin e UÇK-së nuk mund të fshihet dhe të përfitojë poena politike, kur i gjithë opinioni shqiptar e di se vlerat e UÇK-së janë në anën e Zulfi Adilit, dhe jo Artan Grubit.

Ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi thënë shumë herë se në Maqedoni duhej të ishte në praktikë Një Njësi Zgjedhore, dhe jo sic janë tani Gjashtë Njësi Zgjedhore, për shkak se do të kishim një Parlament më dekomratik dhe do të kishim shumë më shumë njerëz më kualitativ, por do të dilnin figura që kanë ndoshta krdibilitet dhe autoritet. Sidoqoftë, gjithë e dinë se krizën politike e sollën partitë në pushtet, ka thënë kandidati për deputet Zulfi Adili në debatin e mbrëmshëm në TV 21.

Ndër tjerash, Zulfi Adili – Qufa potencoi, sa i përket punës së UÇK-së që u përmend këtu t’i tregojmë opinionet se UÇK është një organizatë patriotike, ku absolutisht asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të poentojë në emër të gjakut dhe djersës së atyre patriotëve shqiptarë, të cilët kanë dhënë mundin për këtë popull, ku më së paku ka të drejtë të flasë për UÇK-në është Artan Grubi, për shkak se kur Shkupi ka brohorit UÇK, UÇK nuk e di se ku ka qenë Artan Grubi, dhe e dytë Artan Grubi sot flet për UÇK, sot flet për Ali Ahmetin, sot flet për verdiktin e popullit, a si rezultat i krizës politike, të cilët e sollën këta dhe sot kemi subjekte të reja politike.

I menjëhershmë ishte kundërpërgjigja e kandidatit për deputet nga BDI-ja Artan Grubi, i cili tha se në mungesë njohjeve intelektuale politike në vend dhe pretendimet për vlerat sic janë UÇK, nuk ke aspak të drejtë të flasësh se kush ka të drejtë të flasë në emër të UÇK dhe kush nuk ka të drejtë të flasë për UÇK, unë mund të flasë sa të dua dhe kur të dua. Mos pretendojmë se mund ta ndalojmë të drejtën e shprehjes së tjetrit , por nxirrni platformat dhe tregoni se sa do bëni ju më shumë se BDI-ja, shtoi në debatin e mbrëmshëm Artan Grubi./fol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *