Monday , August 20 2018

Grubi kundërshton Osmanin: S’ka sivjet as NATO, as BE !

“Jemi të vetëdijshëm se këtë vit nuk do të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO, por duhet të fillojmë bisedimet me ta”, ka thënë Artan Grubi, njofton Makfaks, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, në të cilën është diskutuar për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, përcjell Fakte.

“Ky rekomandim dallon nga ata shtatë të tjerët. Këtë vit është më i ndryshëm. Ne dhe Brukseli kemi të njëjtin qëllim. Opozita, pozita, të rinjtë, të moshuarit, shqiptarë, maqedonas, janë vendosur për një qëllim, për një jetë më të mirë”, ka thënë mes tjerash Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se janë të kënaqur që përfundimisht e kanë kuptuar se nuk mund të ecet përpara me kontrollë mbi mediat, reoktratet, profesorët, studentët, organizatat, mësuesit, prokurorët dhe gjykatësit.

Ai tha se janë arritur reformat kyçe dhe me këtë sipas tij, është kthyer besimi i shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së në Maqedoninë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.