Sunday , April 18 2021

Grubi: Komplotistë të infiltruar nga partiçka me provinienca të dyshimta, sulmuan Ali Ahmetin në Kumanovë

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në një postim të fundit ka shkruar për reagimet e djeshme që kanë ndodhur pas vizitës së liderit të BDI-së në qytetitn e Kumanovës, transmeton TetovaSot.

“Në vitin 2001, forcat policoro-ushtarake e sulmonin çdo ditë, por populli ishte me të.

Në vitin 2002 e gjer në vitin 2006, partitë maqedonase e sulmonin, por populli përsëri u rreshtua pas tij.

Në vitin 2008, kasaphanja i organizoi atentat, por përgjigja e popullit ndaj komplotistëve ishte e fuqishme duke i vërshuar kutitë e votimit për t’iu dëshmuar dashakeqësve që janë me atë.

Edhe dje, provuan ca komplotistē të infiltruar nga ca partiçka me provinienca të dyshimta duke keqpërdorur emocione familjare, por përgjigja e kumanovarëve ishte e duhura, njejtë si gjithëmonë, ato thanë ne jemi me Ali Ahmetin dhe ai është biri ynë.

Asnjë qindarkë dhe agjendë e huaj nuk ju ndihmon në qëllimet e juaja kundër Ali Ahmetit sepse me të është populli.”, shkroi Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *