Thursday , August 5 2021

Gruaja me revole në brez, në autobusin e Kamzës (Foto)

Në autobusët urbanë në Shqipëri jemi mësuar të shikojmë gjëra nga më të ndryshmet e të përjetojmë ngjarje nga më të veçantat. E tillë është edhe kjo që do t’ju prezantojmë më poshtë. Protagoniste është një grua, e cila ka hipur në urbanin e Kamzës dhe ka trembur qytetarët.

Nuk bëhet fjalë për pamjen e saj, e cila duket disi e çuditshme nëse marrim në konsideratë se ka qenë një ditë shiu dhe gruaja ka dalë nga shtëpia me sandale të hapura, xhinse dhe një bluzë me mëngë të gjata.

Ajo që i ka trembur qytetarët që kanë udhëtuar në të njëjtin urban me gruan, ka qenë diçka që ajo mbante në brez. Ngjan me një pistoletë, por nuk mund të themi me siguri nëse është pistoletë lodër apo e vërtetë. Megjithatë, një trembje e vogël që në mëngjes iu është bërë qytetarëve, të cilët kanë mundur ta fotografojnë tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Shpresojmë mos të dëgjojmë për ndonjë tragjedi në familje, në rast se gruaja nuk është agjente sekrete.
gruaja-2-338x450

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *