Thursday , December 13 2018

Greqia u heq rrogën dhe privilegjet 10 mijë priftërinjve

Shteti grek nuk do të financojë më Kishën. Pagat që shkojnë për kishat dhe priftërinjtë dhe kapin vlerën e 200 milion eurove në vit nuk do të paguhen më nga buxheti i shtetit.

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit Tsipras dhe kryepeshkopit të kishës ortodokse greke Ieronimos ndërsa preken ne total 10 mijë priftërinj.

Vendimi i qeverisë do të kalojë në parlament. Kjo është hera e parë në historinë e Greqisë që ka një ndarje të tillë të kishës nga shteti.

Vlen të theksohet fakti Tsipras ka shprehur gjithnjë pikëpamje ateiste ndërkohe që kisha ortodokse greke ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lidershipin politik grek dhe feja ortodokse është fe zyrtare në Kushtetutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.