Wednesday , June 23 2021

Gordana Jankullovska dhe Grujevski përsëri në gjykatë për rastin “Fortesa”

Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija sot për herë të parë do të takohet me ish-shefin Goran Grujevski dhe ish ministren Gordana Jankulloska dhe tre punonjësit e Ministrisë së Brendshme, për rastin “Fortesa”.
Të gjithë janë të akuzuar për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Pop Stefanija, edhe pse e kontestoi Prokurorinë Speciale Publike tani me prokuror të atjeshëm do të duhet të dëgjojë të dyshuarit me urdhër të gjykatës.
Grujevski para vendimit për falje nga presidenti Gjorge Ivanov, kaloi disa ditë në paraburgim, por më pas kjo masë u ndryshua në arrest shtëpie.
Pas vendimit për falje ai u lirua, por pas heqjes së abolimit, rasti “Fortesa” ka hyrë përsëri në gjykatë.

Sipas informacioneve të fundit nga gazetari ynë në terren, Grujovski para gjykatës duhet të paraqitet rreth orës 14:30./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *