Thursday , November 15 2018

“Gongu i Artë 2018” në Shkup: Dimitru nga Rumania, fitues

Nikoll Dimitru nga Rumunia është fitues i edicionit të 48-të, të turneut ndërkombëtar ”Gongu i Artë” i cili u zhvillua në Shkup. Dimitru në finale mundi boksierin vendas Oktaj Feratov, me rumunin i cili dominoi në pjesën më të madhe të meçit, percjell Fakte. Tekniku më i mirë i turneut u shpall Bojan Asenov nga Bullgaria, ndërsa çmimi i boksierit më të mirë të vendit shkoi për Jasin Lama.
Epiteti i boksierit më të mirë të huaj i takoi serbit Damjan Grbusha,ndërsa kosovarëve iu takuan dy çmime për boksier më luftarak Petrit Behram dhe refer më i mirë Latif Demolli. Ndryshe turneu ndërkombëtar ”Gongu i Artë” organizohet çdo vit nga federata e boksit të Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.