Wednesday , April 21 2021

Gjykatëse nga defteri i Jankullovskës do të gjykojnë rastet e Prokurorisë Speciale

Dy aktakuzat e ngritura javën e kaluar nga PSP-ja u janë dhënë dy gjykatësve në Gjykatën Penale, njoftuan nga Gjykata Penale. Ndarja e lëndëve bëhet në pajtueshmëri me sistemin elektronik të ndarjes, ndërsa sipas informacioneve që po qarkullojnë në mediet elektronike, këto lëndë i kanë marr gjykatësit Tatjana Mihajlova dhe Lidija Petrovska.

Mihajlovska ka qenë gjykatëse në rastin “Likuidimi”, ku ishte gjykuar gazetari Tomisllav Kezharovski, ndërsa Lidija Petrovska ishte përmendur në njërën nga “bombat” e opozitës, në një bisedë në mes ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe gjykatëses Sofija Laliçiq, ku dëshmohet se Petrovska vendin e punës e ka fituar duke blerë dhurata të brendit “Svarovski” për kryetaren e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova, transmeton Portalb.

Nga gjykata na informojnë se ende nuk janë caktuar datat e gjykimit, gjegjësisht mbajtja e diskutimit kryesor për të cilën nuk ka një afat të paraparë, por po pritet një termin i lirë.

Ndryshe, PSP do të parashtrojë ankesë pasi që dje Gjykata e Apelit shfuqizoi masën e paraburgimit shtëpiak për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski.

Në vendim thuhet se paraburgimi shtëpiak shfuqizohet dhe i caktohet masa e kujdesit. Taleski është i obliguar që të lajmërohet çdo të hëne dhe të premte në Gjykatën Themelore në Manastir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *