Wednesday , April 21 2021

GJYKATA REFUZON KËRKESËN E PPS-SË, MINISTRES KANÇESKA-MILEVSKA NUK I MERRET PASAPORTA

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë publike speciale për marrjen e pasaportës ministres për kulturë Elizabeta Kançeska Milevska dhe një personi tjetër. Të akuzuar për rastin “Tenderët”, që hapi PPS-ja. Përmes një njoftimi të shkurtër nga gjykata njoftojnë se kërkesa e PPS-së është e pabazë, ndërkohë që mund ta animojnë në instanca më të larta gjyqësore.

Në rastin “Tenderët” dyshohen katër persona, që të gjithë nga ministria e kulturës. Ministrja Kançeska Milevska dyshohet se ka bërë shkelje rreth tenderit për Muzeun e VMRO-së dhe furnizimin e ka kryer kompania  Beton-Shtip. Tenderi kap shifrën  prej 1 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *