Thursday , June 24 2021

Gjykata në Nish jep 30 ditë paraburgim për Nehat Thaçin

30 ditë paraburgim i janë caktuar Nehat Thaçit nga Gjykata e Nishit.

Gjyqtari ia ka caktuar masën, siç raportojnë mediat serbe, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit. Hetimi ndaj tij është që nga viti 2010.

“Arsyeja e caktimit të masës prej 30 ditësh është rreziku i ikjes për shkak të peshës së veprës penale, e dënueshme më shumë se 10 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës, transmeton Koha.net

Drejtori i Policisë në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi sipas Prokurorisë së Serbisë dyshohet se bashkë me vëllaun e tij Agim Thaçin kanë hyrë në shtëpinë e një familje serbe në dhjetor të 1999-s dhe e kanë djegur atë pastaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *