GJYKATA KUSHTETUESE VOTOI BARAZ PËR KRYQIN NË BUTEL

Gjykata Kushtetuese edhe sot nuk solli vendimin e iniciativës për kryqin gjigant në komunë Butelit. Sipas burimeve brenda gjykatës për agjencinë e lajmeve ”META”, në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm 8 gjykatës, 4 nga të cilët votuan pro, kurse 4 të tjerë votuan kundër. Iniciativa do të shqyrtohet përsëri në ndonjë seancë tjetër, me gjasë në atë të radhës. Kjo është hera e tretë që nuk ka një epilog përfundimtar për këtë iniciativë të ngritur nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela, i cili thotë se vendimi i komunës së Butelit nuk është në përputhje me parimin e Badinterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *