Wednesday , November 14 2018

Gjukanoviq: Referendumi në Maqedoni është alarm deri tek BE për zgjerimin e saj në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tha se referendumi në Maqedoni duhet të jetë një alarm për ankth dhe një paralajmërim i fundit për ato struktura vendim marrëse të BE-së që të angazhohen seriozisht për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Fakte.

“Pasiguria e cila vjen nga BE i ushqen iluzionet tek bartësit e politikave aktive të prapambetura në rajon, dhe të cilët ëndërrojnë të rishkruajnë të tërë rajonin”, tha Gjukanoviq.

Sipas tij, mossuksesi në referendum në Maqedoni nuk do të ndikojë negativisht në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.