Thursday , August 5 2021

Gjuha shqipe e përdhosur në Kërçovën e Ali Ahmetit

Dygjuhësia në Kërçovë duket se ka ngelur pa mbrojtje institucionale.
Kujt i kujtohet në mes të ditës vandalizon tabelat në dy gjuhë në hyrje dhe brendësi të këtij qyteti i cili aktualisht edhe drejtohet nga një kryetar shqiptar.

 

Në shumë tabela informative dhe të komunikacionit në Kërçovë janë shkarravitur, ku me ngjyrë janë fshirë të gjitha emrat e objekteve, qyteteve dhe lokacioneve tjera të shkruara në gjuhën shqipe.

Nga tabela hyrëse e qytetit, shenjat që tregojnë vendet rekreative, tabelat që tregojnë drejtimin e qyteteve me të cilat lidhet Kërçova dhe qytete të tjera të cilat ishin të vendosura në dy gjuhë, e kanë të fshirë gjuhën”>gjuhën shqipe dhe ky vandalizëm ende nuk i ka rënë në sy asnjë institucioni kompetent.

Institucionet gjatë gjithë ditës kanë heshtur dhe nuk ka asnjë alarm ose veprim as nga Ministria e Punëve të Brendshme, as nga pushteti qendrorë e as nga ai lokal, raporton Shenja.

Përveç fshirjes së mbishkrimeve në gjuhën”>gjuhën shqipe në këtë qytet, në shumë vende dhe tabela janë parë edhe mbishkrime nacionaliste maqedonase dhe antishqiptare.

“Maqedonia e maqedonasve” dhe kryqe janë vizatuar në disa lokacione në brendësi të qytetit të Kërçovës.

Përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend ka qenë në vazhdimësi një nga zotimet më të mëdha të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, ndërsa kjo retorikë është shpeshtuar edhe më shumë gjatë periudhës parazgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *