Monday , October 22 2018

Gjokoviq u eliminua në Montekarlo

Novak Gjokovic është eliminuar nga turneu Masters i Montekarlos, pasi humbi 2-1 ndaj Dominic Thiem. Tenisti austriak fitoi ndaj serbit me rezultatin 6-7, 6-2 dhe 6-3, në dy orë e gjysmë lojë, transmeton Top Channel. 

Rafael Nadal ka avancuar për të 15-n herë (në 16 pjesëmarrje) në çerekfinalet e këtij turneu. Spanjolli mundi 6-3 dhe 6-2 rusin Karen Khachanov, në 1 orë e 19 minuta lojë.

Në çerekfinale, Nadal do të përballet me Dominic Thiem.

Në ndeshjet e tjera të turneut të Montekarlos, belgu Goffin mposhti spanjollin Bautista, Zverev fitoi derbin gjerman me Struff, Dimitrov kaloi më tej ndaj Kohlschreiber, Gasquet triumfoi ndaj Mischa Zverev, ndërsa japonezi Nishikori eliminoi italianin Seppi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.