Wednesday , September 26 2018

Gjoba ndaj pronarëve që shesin ushqime me afat të skaduar

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Skenderajt ka vazhduar këtyre ditëve inspektimin e dyqaneve që shesin gjëra ushqimore, me qëllim të kontrollit për produkte dhe ushqime me afat të skaduar.

Sipas raportit të drejtorit të kësaj drejtorie, Ibush Hetemi, me kërkesë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), është inspektuar një dyqan në rrugën “Azem Bejta”, të cilit i janë gjetur disa produkte ushqimore me afat të skaduar, në vlerë të përgjithshme prej 50 eurove.

Për këtë rast, Inspektorët e drejtorisë kanë konfiskuar artikujt, kurse ndaj pronarit të dyqanit është shqiptuar gjobë prej 250 eurove.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë apel te qytetarët t’i paraqesin rastet e tilla tek organet përkatëse, të cilat më pas do të marrin veprime konkrete konform dispozitave ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.