Thursday , January 21 2021

Gjithsejt 9 tërmete prej mëngjesit kanë goditur Shkupin

Sipas qendrës evropiane seizmologjike me seli në Francë, në ora 20:57 ka goditur Shkupin tërmeti i radhës, i nënti prej mëngjesit, shkruan Fakte. Sipas kësaj qendre, nga nëntë dridhje brenda ditës, më i fuqishmi ka qenë në ora 15:10 me fuqi 5.2 shkallë.

Tërmeti i parë sot në Shkup është regjistruar në 06:58 me fuqi 4.2 shkallë. Pastaj, në ora 07:00 ka pasur shkundje prej 2.8 shkallës pas çka toka ka qenë e qetë deri pasdite.

Pas atij më të fuqishmin kanë pasuar disa tërmete më të dobëta. Në 15:14 ka pasur dridhje prej 2.8, pesë minuta më vonë 2.9, ndërsa në 15:30 dridhje prej 2.1 shkallëve, raporton Fakte.

Sipas qendrës evropiane seizmologjike, pastaj, në 16:07 ka pasur një tërmet prej 2.6, në 16:45 me 2.4 dhe në orën 20:57 pati një dridhje prej 2.1 shkallë sipas Rihter.

Në Shkup janë mbyllur dy qendrat më të mëdha për shoping “Capitol Mall” dhe “Skopje City Mall” ndërsa një numër i madh i qytetarëve mbrëmjen dhe natën po e kalojnë jashtë shtëpive dhe banesave kolektive. Deri më tani janë raportuar disa të lënduar lehtë dhe dëme të vogla materiale./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *