Wednesday , November 14 2018

Gjesti human i gazetares, strehon familjen në mes të katër rrugëve

Në banesën e fundit në të cilën kanë jetuar, Familja Veseli nuk mundën të paguanin qiranë dhe dritat për muaj të tërë. Gjashtë muaj qëndruan pa drita, duke u përpjekur të bënin dritë me një bombol gazi, e cila një natë krejt papritur shpërtheu.  Përpak sa nuk ndodhi një tragjedi. Por më re keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve.

Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë. Ato orë ankthi asnjë nga pjesëtaret e familjes nuk dëshiron t’i kujtojë. Teksa të tjerët qëndronin në shtëpitë e tyre të ngrohta, ata dridheshin, fëmijët qanin dhe nuk mundeshin t’i ndalnin dot. Në atë natë të vështirë, apo tmerri siç ato e përshkruajnë, iu gjend dikush pranë. Ajo është gazetarja nga Shkupi, Farie Bakiu, e cila i mori nga rruga duke i çuar në një shtëpi me qera, përkohësisht. Por kjo ishte një zgjidhje e momentit, ata sërish rrezikojnë të mbeten jashtë.

Vehapi punon me çka të mundet por të ardhurat janë aq të pakta sa nuk i mjaftojnë as për ushqime. Nerminin, të ëmën e tij  nuk e zë as gjumi, sepse frikësohet se mos përfundojnë në rrugë sërish, e kjo do të ishte e papërballueshme për të. Gazetarja Farie Bakiu punën pranë televizionit shtetëror të Maqedonisë . Ajo tregoi në studion e shqiptarëve se i siguroi familjes  së bashku me një donator modest dy muaj qira, që të mos qëndronin ne rruge.

Ndërsa Ajseri, mamaja e dy vajzave është e sëmurë me anemi të theksuar, shpesh herë i bie të fikët, dhe nuk punon dot, vetëm përpiqet të kujdeset për fëmijët. Ajo e ka të vështirë kur fëmijët kërkojnë e s’ka asgjë për t’u dhënë. Ata janë të vogla dhe krejt të pafajshme, nuk mund ta kuptojnë hallin e prindërve dhe të gjyshes. Ata kanë botën e tyre, e cila në fakt është krejtësisht e zbrazët, edhe pse nuk e shohin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.