Tuesday , June 22 2021

Gjërat që na bëjnë të veçantë – Nga Jakup Krasniqi

Shqiptarët duhet ta dinë, se nëse i mbijetuan të gjitha rrebesheve të historisë për t’u bërë Komb, ketë e arritën në saje të dashurisë që kishin për familjen, për gjuhën e traditat kulturore, pse kishin mite, legjenda e urti popullore. Pse e kishin Hero të Përgjithshëm Kombëtar – Gjergj Kastriotin, Skënderbeun i cili i dha impulse të fuqishme Rilindjes Kombëtare Shqiptare nga e cila lindi kombi shqiptar. Komb i cili arriti të ketë shtrirje horizontale në gjysmën e dytë të shekullit XX. Këto gjëra të shenjta të kombit, duhet t’i ruajmë si gjêrat më të paprekshme, të pakontestueshme të çdo njërit që e ndien veten shqiptar. Pra nuk e kam fjalë për ata që e kanë mësuar shqipen e në çdo kohë janë në gjendje t’i shërbejnë dreqit e të birit!

Unë jam krenar që jam pjesëtar i këtij kombi të vogël në numër e të madh në krenari!

Mjerë ai/ ata që është/janë shpirtshitur i/ të sundimtarëve të vjetër a të rinj! As kjo farë nuk na kanë munguar kurrë, pasi kurrë nuk e kemi ndarë shapin nga sheqeri?! Kemi qenë tolerantë të papërmirësueshëm ndaj tradhtisë!

Pa legjendaret e kohërave të vjetra e të reja, e se fundi pa Adem Legjendarin, nuk do të na mbetej asnjë shenjë e nishan!

Në kohën kur duhet të kishim ngritje e zhvillim të gjithanshëm kombëtar, kemi një amulli e krizë morale. Krizë morale e qelbur nga kokat e qeveritarëve të sotshëm shqiptarë!

Të shpresojmë që edhe ketë kohë të pa kohë do ta kalojmë si shumë kriza të tjera morale që kishim gjatë historisë?!

Kohën e frymëzimit e kemi në prag!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *