Wednesday , August 4 2021

Gjeneral Ostreni: Përcaktimet për të cilat derdhën gjakun bijtë dhe bijat më të mira të kombit, nuk u realizuan

Në tubimin e mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, me ovacione të fuqishme “UÇK UÇK” u prit kryetari i partisë UNITETI, Gjenerali i tre luftërave çlirimtare kombëtare, Gëzim Ostreni.
“Fatkeqësisht, përcaktimet për të cilat dhanë jetën bijtë dhe bijat e shqiptarëve, derdhën gjakun, sakrifikuan më t’mirën, ngelën në gjysmë të rrugës. BDI-ja bashkë me VMRO-në gati se i paralizoi. Tash partitë maqedonase po luajnë cik-cak me të drejtat e shqiptarëve” – deklaroi Gjeneral Ostreni në tubimin e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.
Gjeneral Ostreni apeloi fuqishëm se duhet të gjithë shqiptarët të bashkohen ashtu siç u bashkuan tre partitë në Aleancën për Shqiptarët, për të lëvizur proceset e mëdha përpara.
“Gruevski do ta ketë vendin atje ku i ka çuar një numër të madh të shqiptarëve, edhepse ai don të sigurohet që nuk do t’i prishet piramida e kriminalitetit të organizuar që e ka ndërtuar në Maqedoni, prej te Kryetari i shtetit deri tek drejtorët më të vegjël, duke bërë aq shumë keqpërdorime duke filluar prej te vjedhja e pushtetit deri tek vjedhja e të mirave materiale për xhepat e tyre dhe për të ndërtuar historinë e maqedonasve antik nga ëndërrat e tyre” – vazhdoi më tej Gjeneral Ostreni. Ai kërkoi nga të gjithë shqiptarët që më 11 dhjetor të dalin sa më masovikisht në votime dhe të rrethojnë numrin 7, të votojnë për Aleancën për Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *