Friday , February 26 2021

Gjashtë persona të arrestuar në Prishtinë për vrasje në tentativë

Në lagjen Dardania të Prishtinës, Policia e Kosovës dje rreth orës 16:18, ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme, rast të cilin Policia e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme. Si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i përfshirë në rrahje, i cili është duke u trajtuar në QKUK e po ashtu lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *